Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna ka mbajtur konferencë të enjten. Por, ndër të tjera, ai ka folur për largimin e Arijanet Muric nga grumbullimi i ekipit përfaqësues të Kosovës.
Përveç portierit, të përjashtuar nga grumbullimi i ekipit përfaqësues dy ditë pas humbjes turpëruese 3-0 nga Rumania ishin edhe Edon Zhegrova dhe Florent Muslija. Vendimi, një ditë para ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros, ishte i përzgjedhësit Franco Foda dhe i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lojtarët kanë pranuar se janë larguar pa leje gjatë periudhës së grumbullimit me Përfaqësuese. Por kanë mohuar se kanë qenë në klube nate.
Lexo po ashtu: Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova
Trajneri i Ipswich Townit ka thënë se versioni që ka dëgjuar nga Muric nuk përkon me atë që është raportuar në Kosovë.
“Kam biseduar me Aron. Natyrisht, nuk është çështje e imja apo e Ipswichit për ta sqaruar situatën. Kam diskutuar me Aron dhe ai ma ka dhënë versionin e tij, që mendoj, siç ka thënë ai, është pak ndryshe nga versioni i spekulimeve për të cilat është folur”, ka thënë McKenna.
Lexo po ashtu: Trajneri i Lilles tregon pikën e fortë dhe të dobët të Edon Zhegrovës
“Nuk kam asnjë telash me versionin e tij. Ai është lojtar i yni dhe e përkrahim atë. Mirë që e kemi pasur në skuadër këtë javë për disa stërvitje shtesë dhe po punojmë për ta integruar atë në skuadër”.
“Mendoj se do të jetë lojtar i rëndësishëm për ne”, ka shtuar më tej straetgu i klubit anglez.
Portieri ishte i suspenduar edhe në të kaluarën nga FFK-ja pasi kishte shkuar i dehur në stërvitje. /Telegrafi/