Nëse veç s’ja keni qëllu prej titulli, atëherë po ju tregojmë n’fjali t’parë: 2 ora të brendit Guess po i sjellim në zbritje veç për ju!
Orët e dorës nga brendi Guess veçse janë më të pëlqyeshmet në treg, pasi që përveç se janë tejet elegante e të bukura, ato gjithmonë karakterizohen nga kualiteti i lartë i prodhimit.
Më poshtë jua sjellim dy orat e dorës të cilat kanë zbritje VETËM PASI TA SHKRUANI KUPONIN Telegrafi15!
Orë dore Guess Hollywood për femra – prej 64.50 në 54.82 EURO
Ndjehuni ikonë e modës me orën analoge të dorës Hollywood nga Guess e cila është aksesor i duhur për çdo femër. Korniza e orës së bashku me akrepat dhe indekset është me ngjyrë argjendi dhe është punuar nga çeliku, ndërsa rripat janë me ngjyrë të kaltër të cilët janë punuar prej tekstilit. Pjesa e brendshme e orës është me ngjyrë të bardhë dhe është dekoruar për bukuri me logo. Aksesori punon me mekanizëm të modelit Quartz, është rezistent ndaj spërkatjeve të ujit, përmban xham mineral të ekranit dhe është i madhësisë së madhe.
Orë dore Guess Hollywood për meshkuj – prej 61.64 në 52.39 EURO
Ora moderne Hollywood nga Guess është shumë e famshme për të gjithë ata që e dashurojnë modën. Pjesa e brendshme e bardhë e orës është dekoruar me logo me formë trekëndëshi. Korniza është punuar nga çeliku me shtresë PVD, ndërsa dhe rripat janë punuar nga silikoni dhe të dy janë me ngjyrë të zezë. Ora është e madhësisë së madhe, punon me mekanizëm të llojit Quartz, përmban xham mineral të ekranit dhe është rezistente ndaj spërkatjeve të ujit.
Më shumë







