Ylli i Romës, Nicolo Zanilo ka shënuar njërin nga golat më të mirë të këtij viti.
Roma fitoi me rezultat të thellë 6-1 ndeshjen e tyre në udhëtim te Spali, e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Golat në këtë fitore të Giallorossëve i shënuan Nikola Kalinic (10’), Carles Perez (38’), Aleksander Kolarov (47’), Bruno Peres (52’, 75’) dhe Nicolo Zaniolo (90’).
Outrageous goal! 😱
#ASRoma #SPALRoma pic.twitter.com/ghN67hsjCC— AS Roma English (@ASRomaEN) July 22, 2020
Megjithatë, goli më i mirë dhe më i përfolur padyshim se është ai i talentit të madh italian, Zaniolo.
Zaniolo ka shënuar njërin nga golat më të mirë të vitit edhe pse vjen nga një lëndim i madh që e mbajti jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.
🏃🏃🏃 pic.twitter.com/6HN4U7djc6
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 22, 2020
Talenti italian mori topin në pjesën e fushës së ekipit të tij dhe u nis në një sulm të furishëm, duke kaluar dhe dribluar disa kundërshtar.
Në fund, Zaniolo bëri një lëvizje të mirë në zonë dhe shënoi një supergol për të mbyllur ndeshjen me rezultat 6-1. /Telegrafi/
For what it’s worth Roma’s Nicolò Zaniolo with an absolutely sublime goal in Seire A this evening. 🔥🔥pic.twitter.com/iTvvbjFis3
— The Spurs Express (@TheSpursExpress) July 22, 2020