LAJMI I FUNDIT:

MSH-Maqedoni: Për një javë 40 përqind më shumë persona të shëruar nga coronavirusi

MSH-Maqedoni: Për një javë 40 përqind më shumë persona të shëruar nga coronavirusi

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot publikoi raportin javor për periudhën nga 6 deri më 12 korrik 2020, i cili tregon një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të shëruar dhe një ulje të numrit të vdekjeve në krahasim me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën 6-12 korrik, është regjistruar një numër rekord i personave të shëruar – 1017 që ishin shtruar në spital ose u mjekuan në shtëpi, që është 404 persona ose 40% më shumë se javën e kaluar (29 qershor – 5 korrik).

Në tre javët e kaluara, numri i personave të shëruar është rritur me rreth 40% në baza javore. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe pozitiv që ndikon në uljen e numrit të rasteve aktive.


Në këtë periudhë, janë kryer gjithsej 9.995 teste (1573 më shumë se periudha 29 qershor – 5 korrik) dhe janë regjistruar 1073 raste pozitive me Covid-19, që është 156 raste më shumë se javën e kaluar. Në krahasim me përqindja e testimit të rasteve pozitive është ulur pak, 10.7% raste pozitive nga testimet për periudhën 6-12 korrik, në krahasim me 10.9% për javën e kaluar. Në katër javët e fundit, përqindja e rasteve pozitive në baza javore është ulur.

Nga rastet e reja regjistruar në 26 qytete, me përqindjen më të lartë të të infektuarve është Shkupi (42.3%) dhe Tetova (8.9%). Në 16 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të konfirmuara është nën 20./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori