LAJMI I FUNDIT:

MPJD dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

MPJD dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.

MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë.


Shqipëria reagon pasi Rusia i bombardoi konsulatën në Ukrainë: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi
Lexo po ashtu Shqipëria reagon pasi Rusia i bombardoi konsulatën në Ukrainë: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

MPJD shpreh bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile.

Ndërkaq Shqipëria jnë reagimin e saj ka thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Shqipëria e dënon ashpër agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare./Telegrafi/