LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Vitin që po e lëmë pas, Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

MPJ: Vitin që po e lëmë pas, Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

Maqedonia e Veriut po hy në fazën finale të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023. Krahas vitit të kaluar, vendi po përgatitej intensivisht për Kryesimin edhe një vit e gjysmë më herët, periudhë në të cilën u bënë përpjekje të mëdha për të qenë në krye të detyrës, njoftojnë nga MPJ.

“Fjala është për njerëzit” ishte motoja dhe motivimi për punën tonë gjatë Kryesimit të OSBE-së. E pozicionuam veten si Kryesim i fokusuar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat. Siguria e tyre duhet të jetë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të të gjithë liderëve politikë.

Qasja e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, theksojnë nga MPJ, ishte e shumëanshme dhe e fokusuar në: përkushtim të qartë ndaj njerëzve të Ukrainës dhe rajoneve të tjera të goditura nga konflikti dhe mbështetje për popujt e prekur dhe institucionet, punën e operacioneve në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e tyre, që të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe promovimin e kapaciteteve dhe mjeteve të OSBE-së si platformë e vetme për dialog.


Si rrjedhojë, kyçe ishin angazhimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së gjatë vitit të kaluar ka realizuar vizita në gjithsej 12 misione të OSBE-së në terren: në Ukrainë, Misioni i OSBE-së në Shkup, Moldavi, Gjeorgji, Azerbajxhan, Armeni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan.

“Ndërsa përparësi iu dha Ukrainës dhe adresimit të pasojave të agresionit ushtarak rus, ne synuam të ruanim konsistencën e parimeve tona në të gjithë rajonin e OSBE-së, me fokus të veçantë në konfliktet afatgjate, tensionet e rritura dhe pasojat e tyre ndaj njerëzve, si dhe mjetet e OSBE-së në dispozicion të atyre që kanë nevojë për to”, thotë Osmani.

Krahas vizitave në terren, theksojnë nga atje, u mbajtën një numër i madh i konferencave që iu dedikuan temave të theksuara si prioritete në Programin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në për adresimin e sfidave antisemitiste, ekonomike dhe klimatike në rajonin e OSBE-së, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, të rinjtë dhe e ardhmja e tyre dhe tema të tjera me rëndësi kyçe për Organizatën dhe vendet pjesëmarrëse.

Për një qasje më të fokusuar në adresimin e këtyre çështjeve, Kryesuesi Osmani caktoi përfaqësuesit e tij special për të rinj, shoqëri civile dhe ndryshime klimatike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori