LAJMI I FUNDIT:

MPJ publikon një doracak për atë se si mediat duhet të shfrytëzojnë emrin e ri të shtetit

MPJ publikon një doracak për atë se si mediat duhet të shfrytëzojnë emrin e ri të shtetit

Ministria e Punëve të Jashtme në faqen e saj të internetit publikoi një doracak mediatik mbi përdorimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Emri zyrtar, siç thuhet në doracak, është Republika e Maqedonisë së Veriut, shkurtuar në Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kombësia (shtetësia) është maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, kodet janë MK dhe MKD, ndërsa mbiemri maqedonas përdoret në lidhje me identitetin etnik dhe kulturor, gjuhën, historinë, kulturën, trashëgiminë, territorin dhe atributet tjera.


Këto terma në këtë kontekst janë mjaft të ndryshme në raport me ato që përdoren për të treguar rajonin e Maqedonisë në Greqi.

Në doracak paraqiten shembuj të përdorimit të saktë dhe të pasaktë të mbiemrit.

Në mënyrë të drejtë: identiteti etnik maqedonas, gjuha maqedonase, kultura maqedonase, territori maqedonas, qytetarë maqedonas, histori maqedonase, male maqedonase, letërsi maqedonase, alfabet çirilik maqedonas, ushqim maqedonas, kisha maqedonase.

Jo të sakta: mbiemrat si “maqedonas verior, “maqedonas v.” dhe “maqedonasverior”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori