MPJ e Maqedonisë fajëson partitë që zgjodhën Talat Xhaferin për kryekuvendar
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë kumtoi se fuqishëm e dënon çdo akt të dhunës, duke e përfshirë edhe incidentin e mbrëmshëm të dhunshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që assesi nuk guxon të jetë mënyrë për përballje me sfidat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tentimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, jashtë procedurave të përshkruara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, si dhe të Rregullores së Kuvendit, ishin rast që grupi i revoltuar i qytetarëve në mënyrë të dhunshme të hyjnë në hapësirat e shtëpisë ligjdhënëse. Kjo rezultoi me disa persona të lënduar, midis të cilëve edhe anëtarë të Parlamentit”, theksohet në kumtesën me shkrim deri te mediat nga MPJ-ja.
Me intervenimin e organeve të rendit, siç shtojnë nga MPJ-ja, të gjithë deputetët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, ndërsa situata është qetësuar, njofton AIM.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov përmes një fjalimi televiziv, kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe gjakftohtë dhe të mos i nënshtrohen provokimeve, lajmeve të rrejshme dhe manipulimeve. Kërkoi sjellje të përgjegjshme nga të gjitha institucionet kompetente, të cilat duhet t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Bëri thirrje për mbajtje urgjente të takimit të liderëve të krerëve të partive politike, me qëllim, që përmes dialogut dhe përmes institucioneve të sistemit, të gjendet zgjidhje për krizat politike dhe për qetësimin e tensioneve”, theksohet në kumtesë. Ministria e Punëve të Jashtme apelon për mbështetjen e dialogut midis krerëve politikë në kuadër të institucioneve, me respektim të plotë të rregullit kushtetues, si rrugë e vetme drejt zgjidhjes së qëndrueshme të krizës politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale