Rap-artisti i njohur, Mozzik, këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe.
Këngëtari nga Ferizaj u përfol për një lidhje dashurie me vajzën e Lutfi Hazirit, Lotina Hazirin.
Ndonëse kjo gjë nuk u konfirmua, ata duket se janë bashkë në pushime në Afrikë.
Ai ka bërë një postim gjatë ditës së sotme (e martë), ku ka paralajmëruar fansat.
“Mbani telefonat afër se e kam një super lajm sot për krejt”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, nuk dihet se për çfarë saktësisht është fjala apo cili është njoftimi i tij.
I njëjti po punon edhe në albumin e radhës që mban titullin “Mërgimstar”. /Telegrafi/