LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti godet qenin, mezi shmang një “përballje” me kamionin (Video,+16)

Motoçiklisti godet qenin, mezi shmang një “përballje” me kamionin (Video,+16)

Në një video dramatike shihen disa motoçiklistë, njëri prej të cilëve, përveçse përplaset me një qen në rrugë, gjithashtu rrezikohet me një përplasje edhe me veturat që po vinin përballë, përkatësisht me një kamion.

Video e parë tregon një motoçiklist që kishte humbur kontrollin e biçikletës së tij dhe më pas godet një qen që kishte dalë para tij. E motoçiklisti i dytë pastaj rrëzohet gjithashtu si rezultat i kësaj, transmeton Telegrafi.

Por kjo nuk është e gjitha. Pamjet tregojnë gjithashtu se pas kësaj, pasi ata përplasen dhe rrëzohen, përballë vjen një kamion, me shumë pak mundësi për të shmangur ata.


Ndërkaq në videon e dytë të incidentit, filmuar nga prapa rrëzimit, shihet se sa afër ishte goditjes nga kamioni njëri nga vozitësit.

Pas rënies nga motoçikleta e tij, motoçiklisti arrin të çohet, duke shmangur vdekjen për disa centimetra. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TWNuKM5n8iI