LAJMI I FUNDIT:

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, priten reshje shiu të herëpashershme

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, priten reshje shiu të herëpashershme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave arjrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh me këto të fundit kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet. Në periudha të shkurtra kohore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje (verilindje dhe juglindje) reshjet në mënyrë të izoluar me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-14 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 14 në 34 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori