Site icon Telegrafi

Mori afro 400 mesazhe abuzive në Instagram për kartonin e kuq të Nunez – Andersen e quan budalla sulmuesin e Liverpoolit

Mbrojtësi i Crystal Palaces, Joachim Andersen thotë se ka marrë ‘3-400’ mesazhe abuzimi në Instagram pas barazimit 1-1 të së hënës kundër Liverpoolit.

Reprezentuesi danez 26-vjeçar u godit me kokë nga sulmuesi i The Reds, Darwin Nunez, në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme në Ligën Premier në “Anfield”.

Anderson ra në tokë dhe pak çaste më vonë, gjyqtari Paul Tierney nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte Nunezit një karton të kuq direkt.

Lexo po ashtu Jota, Nunez, Firmino të gjithë jashtë përzgjedhjes - Tre mënyra se si sulmi i Liverpoolit mund të rreshtohet kundër Unitedi

Uruguaiani do të mungojë në ndeshjen e së hënës kundër Manchester United për shkak të pezullimit.

Andersen që atëherë ka hyrë në faqen e tij personale në Instagram për të ndarë disa nga abuzimet e neveritshme, të cilat përfshinin kërcënime me vdekje, nga mbështetësit rivalë.

Ai shkroi: “Kam marrë ndoshta 3-400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”.

Lexo po ashtu Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte shumë nervoz me Darwin Nunez – ai i kërkoi James Milner që ta nxirrte nga fusha

Pas postimit të pamjeve të mesazheve direkte, ish-mbrojtësi i Lyon dhe Sampdoria tha: “Shpresoj që Instagram dhe Liga Premier të bëjnë diçka për këtë”.

Të martën në mëngjes, Andersen postoi gjithsej 17 screenshot nga mesazhet e tij direkte në Instagram.

Ai e etiketoi vendimin e Nunez për ta goditur me kokë si “me të vërtetë budalla” pas fishkëllimës së fundit.

Lexo po ashtu Sjellja e pahijshme dhe pastaj kartoni i kuq i Nunez kritikohet nga Neville dhe Carragher

“Gjatë gjithë ndeshjes qëndrova shumë pranë tij, e mërzita shumë dhe bëra mirë kundër tij. Mendoj se kjo është arsyeja pse ai ishte pak i zemëruar me mua”, deklaroi Andersen për Viaplay.

“Në atë situatë, ai më goditi me kokë për herë të parë dhe unë i thashë që nuk duhet ta bëjë këtë. Unë u zemërova me të. Pastaj ai e bëri përsëri, gjë që për mua është vërtet budalla. Një karton i kuq i pastër”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version