LAJMI I FUNDIT:

Monitor i ri nga Toshiba

Monitor i ri nga Toshiba

Toshiba ka nxjerrë në shitje monitorin praktik 14 inçësh, i cili me kompjuterin lidhet përmes USB-së.

Monitori (PA3923U-1LC3) përmes të njëjtës USB-kabllo mbushet edhe me rrymë, ashtu që në kombinim me dimensionet kompakte dhe dizajnin e përshtatshëm mundëson bartje shumë të thjeshtë.

Rezolucioni është 1.366 x 768 pikselë, ndërsa specifikat tjera teknike përfshijnë kontrastin prej 400 : 1, ndriçimin 220 nitë, kohë reaguese prej 16 ms, si dhe mundësi të shfaqjes së 256.000 ngjyrave.

Të dhënat teknike tregojnë se ky monitor nuk është i dedikuar për lojëra ose shikim të filmave, por si ekran praktik për punë ose prezantim profesional kundrejt një numri më të vogël njerëzish.


Ky monitor në SHBA kushton 199.99 dollarë. /Telegrafi/