Një djalë nëntë vjeçar shpërtheu në lot pasi futi topin në vrimë me “një goditje” mahnitëse në një fushë golfi në Melburn gjatë fundjavës.
“Asi” i Patrick Shell në fushën e golfit publik të Northcote në Thornbury erdhi për shkak të llojit të drejtimit të përsosur që shumë lojtarë amatorë të rritur vetëm mund të ëndërrojnë.
I riu do të ketë gjithmonë një kujtesë për arritjen e tij të jashtëzakonshme pasi futja e topit në vrimë nga ana e tij me “vetëm një goditje” u kap në kamerë nga babai i tij, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Sapo topi gjen vrimën, Patrick fillon duke vrapuar për të festuar dhe pothuajse menjëherë shpërthen në lot, ndërsa babai i tij përpiqet ta gëzojë atë.
A nine-year-old Melburnian has achieved a remarkable feat, hitting a hole-in-one at the Northcote Public Golf Course over the weekend. ⛳ #9News pic.twitter.com/SaWVQ7FF1p
— 9News Australia (@9NewsAUS) September 19, 2022
“Bravo, çfarë goditje! E fute topin në vrimë vetëm me një goditje”, thotë ai.
“Kjo është futje e topit në vrimë me një goditje. Kjo është e mahnitshme, kjo është e mrekullueshme. Si ndihesh? Kjo është e mahnitshme.’
Nëntëvjeçari ecën drejt tij me lot që i rrjedhin në fytyrë, përpara se të përkulet në një përpjekje për t’u qetësuar.
“Hej, shoku, toke këtu. Mos qaj”, shton babai i Patrick. /Telegrafi/