LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Tsiprasi bëri dorëheqje kombëtare me gjuhën dhe kombësinë maqedonase

Mitsotakis: Tsiprasi bëri dorëheqje kombëtare me gjuhën dhe kombësinë maqedonase

“Alexis Tsipras bëri dorëheqje kombëtare me gjuhën dhe kombësinë maqedonase, si asnjë qeveri e mëparshme nuk ishte e gatshme ta bëj”, thotë kryetari i partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë vizitës së tij në qytetet të Epirit, Artë dhe Prevezë, kryetari i partisë më të madhe opozitare mbajti konferencë për shtyp dhe akuzoi kryeministrin e Greqisë se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse bisedonte me popullin grek do të dëgjonte për ndjeshmërinë e popullit, shqetësimin dhe nuk do të vazhdonte drejt nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës. Do të kuptonte se heqja dorë nga gjuha dhe kombësia maqedonase në vendin fqinj paraqet dorëzim të rëndësishëm kombëtar. Bëri heqje dore kombëtare ashtu siç asnjë qeveri e mëparshme nuk e ka bërë”, tha kryetari i partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.


Ai njoftoi se nuk do ta ratifikojë marrëveshjen me Greqinë, edhe nëse mbetet në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë.

“Nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet në vendin fqinj, nëse vendi nuk e ndryshon Kushtetutë, atëherë konsideroj se fillojmë nga zero. Mendoj se nuk do të ekzistojë marrëveshje, që do të thotë se do të fillojmë me bisedime nga fillimi. Nëse marrëveshja ratifikohet në vendin fqinj, pozicioni ynë nuk ndryshon . Mendojmë se është marrëveshje e keqe dhe ‘Demokracia e Re’, nuk do ta ratifikojë as tani, as kur do të vijë çështja te ne, në Kuvendin e ardhshëm”, tha Mitsotakis./Telegrafi/