Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Nëse ke përdorur briskun të paktën një herë në jetë, me siguri ke dëgjuar frazën klasike: “Mos i rruaj qimet, se do të dalin më të trasha!”
Ky është një nga mitet më të përhapura rreth heqjes së qimeve, por a është vërtet e bazuar në fakte shkencore?
Çfarë thotë shkenca?
Kur rruajmë qimet me brisk, ato priten në nivelin e lëkurës, duke krijuar një majë të prerë drejt. Kjo bën që, kur rriten, të ndihen më të trasha dhe më të ashpra në prekje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që qimet në të vërtetë ndryshojnë në trashësi apo densitet.
Rruajtja nuk ndikon në numrin e qimeve, shpejtësinë e rritjes apo trashësinë e tyre. Çdo qime ka një formë natyrale që përcaktohet nga gjeni, dhe brisku nuk e ndryshon këtë, shkruan Healthline.
Pse qimet duken më të trasha?
Ka disa arsye pse pas rruajtjes mund të krijohet iluzioni se qimet po rriten më të forta:
• Prerja e drejtë: Majat e qimeve të sapo dalura janë më të trasha në bazë dhe nuk janë të holluara si qimet që bien natyrshëm.
• Ngjyra: Qimet e reja nuk janë ekspozuar ende ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, ndaj duken më të errëta.
• Prekja: Meqë maja e qimes nuk është e holluar natyrshëm, preket më lehtë dhe krijon ndjesinë e ashpërsisë.
Po metodat e tjera?
Nëse dëshiron që qimet të duken më të holla apo të rriten më ngadalë, mund të provosh metoda si dylli, depilimi me laser apo kremrat depilues, të cilët heqin qimen nga rrënja dhe e bëjnë rritjen më të butë.
Mit! Brisku nuk i bën qimet më të trasha, thjesht i bën të duken dhe të ndihen ashtu. Nëse preferon një metodë të shpejtë dhe pa dhimbje për heqjen e qimeve, mos e vrit mendjen – përdore briskun pa frikë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Këto janë mënyrat se si mund të arrini një marrëdhënie harmonike në martesë

Si të shëroheni pas lindjes?

Përgatitja e kësaj pije do të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, do të çojë në shkëlqim dhe butësi

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij