LAJMI I FUNDIT:

​Miratohet Projektligji për KPMSHCK-në, opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese

​Miratohet Projektligji për KPMSHCK-në, opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Megjithatë, partitë opozitare paralajmëruan ekzekutivin se të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Pro projektligjit votuan 59 deputetë, ndërsa abstenuan katër të tjerë, përfshirë kryetarin Kuvendit, Glauk Konjufca.


Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Projektligji për KPMSHCK-në është anti kushtetues.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është një lloj gjykate e shërbyesve civil ku i ankimojnë të drejtat e tyre kur atyre iu shkelen. Qoftë kur largohen prej pune apo degradohen në pozita. Prandaj, kjo mënyrë e ndërhyrjes në këtë projektligj është jo kushtetuese dhe rrjedhimisht jemi të bindur se e bënë jokushteutes këtë ligj. Prandaj qeveria të tërheq prapa dhe mos të procedohet më tutje. Përndryshe në javën tjetër ne do të procedojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Opozita nuk u jep mbështetje marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca nuk i hedh fare në votim
Lexo po ashtu Opozita nuk u jep mbështetje marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca nuk i hedh fare në votim

Pas kësaj deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare, derisa mazhoranca miratoi edhe Projektligjin për ndryshime klimatike.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi edhe dy anëtarë, Florent Mehmeti dhe Saliu Gashi-Loku në Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, emëruan edhe Isa Hasani në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Pas përmbylljes së këtyre pikave të rendit të ditës, kryetari i Kuvendi ndërpreu punimet e seancës së sotme plenare.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori