LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla priti në takim shefen e Zyrës greke në Prishtinë, flasin për avancimin e raporteve

Ministrja Gërvalla priti në takim shefen e Zyrës greke në Prishtinë, flasin për avancimin e raporteve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të martën priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, Chryssoula Aliferi, me të cilën biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e raporteve midis dy vendeve.

Gërvalla tha me këtë rast se është koha që lidhjet e vjetra miqësore midis popujve tanë të shfrytëzohen në avancimin e raporteve bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

“Falënderojmë shtetin grek për qasjen konstruktive në raport me Republikën e Kosovës, në veçanti për mbështetjen e proceseve tona euro-integruese, mirëpo në të njëjtën kohë vlerësojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona mund të avancohet në të mirën e popujve tanë dhe prosperitetit të përgjithshëm në rajon”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare.


Ministrja Gërvalla vlerësoi punën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës dhe të Zyrës Ekonomike të Republikës së Kosovës në Republikën e Greqisë, por kërkoi që të dyja palët të angazhohen më shumë në forcimin e këtyre lidhjeve, jo vetëm politike, por edhe ekonomike dhe kulturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori