LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Nga java e ardhshme mund të ketë edhe orë policore, respektoni masat

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: Nga java e ardhshme mund të ketë edhe orë policore, respektoni masat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe në takim me kryetarin e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski dhe Suzana Manevska biseduan me telefon me të gjithë anëtarët e komisionit dhe vendosëm të mos japin rekomandime për kufizime shtesë.

“Komisioni për shqyrtimin e masave të reja shtesë do të vendosë në mbledhjen e ditës së hënë në mënyrë që të ketë kohë për t’u vërtetuar nëse masat që tashmë janë në fuqi japin rezultate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se komisioni e ndjek gjendjen epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme pas fundjavës do të propozohen masa shtesë siç është mbyllja e operatorëve ekonomik dhe kufizim të lëvizjes gjatë natës, në orët e pasdites apo fundjavës.


Ministri Filipçe në mbledhje tha se nëse masat respektohen në tërësi do të jepnin rezultat sikur të kishte orë policore.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse bëjnë thirrje për respektim të plotë të masave që janë në fuqi si ndalesa e punës për objektet hotelerike pas orës 21:00, grupimi i më shumë se 4 personave gjatë 24 orëve si dhe respektim maksimal i protokolleve te të gjithë operatorët ekonomikë”, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori