LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 2-vjeçares: Në spital është pranuar në gjendje kome

Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 2-vjeçares: Në spital është pranuar në gjendje kome

Ministria e Shëndetësisë është deklaruar në lidhje me 2-vjeçaren nga Kërçova, që ka ndëruar jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Nga ministria thonë se ajo është pranuar në spita më 19 dhjetor në gjendje kome.

“Më 19 dhjetor, në Qendrën Emergjente në SP Kërçovë, pacientja dyvjeçare, e cila ishte sjellë në spital nga nëna e saj, është pranuar në gjendje kome. Pacientja e vogël, për shkak të gjendjes së saj kritike është dërguar në Qendrën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin klinik Nënë Tereza, e më pas është transferuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji në Shkup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht pacientja dy vjeçare iu nënshtrua lëndimeve të rënda trupore më 08.01.2024”.

Ndërron jetë një foshnje 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai
Lexo po ashtu Ndërron jetë një foshnje 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

“Institucionet shëndetësore ku është pranuar dhe trajtuar pacientja, i kanë dorëzuar organeve kompetente hetimore, dokumentacionin e plotë për shtrimin dhe trajtimin”, thonë nga MSH.


Nga policia sot njoftuan për këtë rast, duke theksuar se i dyshuari për gjendjen e 2-vjeçares është babai i saj dhe se i njëjti është arrestuar.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore Publike informuan se kanë nisur hetim në lidhje me këtë ngjarje dhe se për të dyshuarin (babain e 2-vjeçares) kanë kërkuar që t’i shqiptohet masa e paraburgimit./Telegrafi/