LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët e mundshëm se si do të filloj viti i ri shkollor

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët e mundshëm se si do të filloj viti i ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët e mundshëm për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Republikën e Kosovës.

Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID 19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-se, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.


Në Udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin A është parapare kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese.

Në skenarin B është parapare kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi. Në skenarin C është paraparë E-mësimi.

“MASH deri më tani ka përgatitur Udhëzuesin e përgjithshëm, rishikimin e udhëzuesve për metodologji dhe për vlerësim, planin për përgatitjen dhe ofrimin e E-mësimit, si dhe planin në të cilin janë përcaktuar hapat e veprimit dhe planifikimit buxhetor. Po ashtu, janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për ketë vit shkollor. MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, DKA-të ka nxjerrë udhëzimet e qarta për shkallën e rrezikshmërisë për tre skenarët.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj është në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve partnere dhe donatorë të shumtë, të cilët e kanë mbështet dhe e mbështesin arsimin në Kosovë. Ministri Likaj, së bashku me akterët e institucionit që drejton, është i përkushtuar maksimalisht në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të institucioneve edukativo-arsimore”, thuhet në komunikatën për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori