Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në profilin e tij të facebook publikoi fotografi të spitaleve të Shtipit, në të cilat mund të shihet qartë situata katastrofale në të cilën janë lënë ato objekte të shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Nuk ka nevojë të bëj demante të vazhdueshme për konferencat e përditshme për shtyp që mban opozita. Kjo është pjesë e asaj që keni lënë nga politikat tuaja shëndetësore...Nga vizita ime në spitalet e Shtipit...Një fotografi më shumë se 1.000 fjalë!", shkruan Taravari.


Përndryshe, ministri Taravari, është një ndër më të kritikuarit nga ana e opozitës, duke marrë shembujt e vdekjeve të ndodhura në Gostivar, disa ditë më parë në Gjinekologji në Shkup dhe shumë raste tjera, ku në secilën prej tyre OBRM-PDUKM kërkonte dorëheqje të Taravarit./Telegrafi/

21077606 10213874427195907 8906799116445305292 n

21105933 10213874427915925 5147441566590827204 n

21106482 10213874427235908 6700057616796639895 n

21150242 10213874427955926 2295465718277660977 n