LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri nuk e di kush janë të akuzuarit e Speciales

Ministri Tahiri nuk e di kush janë të akuzuarit e Speciales

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nuk është njoftuar në lidhje me ftesat për intervistim të të akuzuarve dhe dëshmitarëve potenciale nga Gjykata Speciale.

Sipas Tahirit, nuk është obligim i kësaj gjykate që ta njoftojë Ministrin e Drejtësisë në lidhje me intervistimet.

“Nuk kam prit, nuk jam informuar, e as nuk pres të informohem për punën e tyre. Nuk është punë e Ministrit të Drejtësisë që të informohet nga prokurorët në Kosovë e as ndonjë prokuror me mandat tjetër. Gjykata Speciale i kanë partner policinë, gjyqësorin dhe mua në kuadër të kompetencave qe i kemi. Ata janë prokurorë me një mandat të caktuar dhe nuk pres si ministër, si person politik, të njoftohem se kush do të intervistohet, qoftë në cilësinë e dëshmitarit qoftë si i akuzuar”, tha Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës .


Tahiri bëri të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ekstradim të dikujt që lidhet me krimet e pretenduara të Gjykatës Speciale.

Ai gjithashtu njoftoi se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është themeluar një zyre e veçantë në lidhje me të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale.

“Republika e Kosovës në bazë të dy ligjeve për themelimin e Gjykatës Speciale ka marrë përsipër mbrojtjen e personave potencialisht të akuzuar nga kjo gjykatë dhe mbulimin financiar të vizitave të familjarëve të tyre në Holandë. Kam themeluar një zyrë, aktualisht përbëhet nga katër persona, e cila do të marrë përsipër implementimin e përgjegjësive ligjore”, tha ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe funksionalizimit të Gjykate Speciale, Tahiri tha se këto janë dy procese me mandate të ndryshme dhe se janë të ndara plotësisht.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori