LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza priti delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim

Ministri Hamza priti delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit Hamza theksoj rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore.

Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë.


Në këtë takim gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori