Milani e ka zyrtarizuar kontratën e Alen Halilovicit në Lega Serie A, i cili është transferuar si lojtar i lirë nga Hamburgu.
Futbollisti që e përfaqëson Kroacinë iu ishte nënshtruar testeve mjekësore në javën e kaluar dhe agjenti i tij ishte angazhuar për shfuqizimin e kontratës me klubin gjerman.
Angazhimi i agjentit është shpaguar dhe tashmë 22-vjeçari është lojtar i Rossonerëve.
Mesfushori ofensiv është bërë transferimi i tretë i Milanit këtë verë, pas Ivan Strinic dhe Pepe Reina.
Babai i Alen Halilovicit është boshnjak, kurse nëna e tij kroate dhe ai ka vendosur ta përfaqësojë Kroacinë.
Mesfushori e ka nisur karrierën te Alademia e Dinamo Zagrebit, ndërsa në vitin 2014 u transferua te Barcelona, fillimisht te ekipi B dhe pastaj te skuadra kryesore.
Në vitin 2015 u huazua te Sporting Gijoni, ndërsa një vit më pas u transferua te Hamburgu. /Telegrafi/