Milani synon të rikthehet te fitorja ndaj Bolognës, formacionet zyrtare

Bologna është nikoqir i Milanit në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Lideri aktual i Serie A në këtë takim vije pas dy humbjeve radhazi, një në kampionat 0-3 nga Atalanta dhe një tjetër në Kupën e Italisë 2-1 nga Inter.
Rossonerët kërkojnë këndelljen, pasi duan të vazhdojnë qëndrimin në krye të kampionatit.
Në anën tjetër edhe Bologna në këtë takim vije pas një humbje që e pësoi 2-0 në udhëtim te Juventus.
Dy trajnerët tanimë kanë zbuluar emrat e futbollistëve që do të jenë në fushë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Bologna: Skorupski, Tomiyasu, Soumaoro, Danilo, Dijks, Schouten, Dominguez, Soriana, Orsolini, Barrow, Sansone.
Milan: Donnaruma, Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez, Kessie, Tonali, Saelemaekers, Leao, Rebic, Ibrahimovic. /Telegrafi/






















































