Milani ka njoftuar se tre lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe thuhet se ata janë Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.
Tre lojtarët e infektuar të Rossonerëve i bashkohen emrave si Ciprian Tatarusanu dhe Samu Castillejo, të cilët janë në izolim që disa ditë.
Edhe pse nuk janë bërë të ditur emrat e tre lojtarëve të rinj, Sky Sport Italia thekson se Tomori, Romagnoli dhe Calabria nuk kanë marrë pjesë në stërvitjen e së mërkurës dhe nuk ishin as në kampin Milanello.
Kjo sugjeron se ata nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së parë të Serie A për vitit 2022, e cila është kundër Romës në San Siro sot (e enjte) nga ora 18:30.
Stefano Pioli ende nuk e ka bërë të ditur listën e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Romës, ndaj nuk është e garantuar që këta janë lojtarët që rezultuan pozitivë.
Official Statement ➡️ https://t.co/GgQ62BICgB
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/9Ppmo0UG3X#SempreMilan pic.twitter.com/i4Z4EuMJiy
— AC Milan (@acmilan) January 5, 2022
Megjithatë, kjo do të ishte një goditje për Milanin, sepse tashmë i mungojnë Fode Ballo-Toure, Franck Kessie dhe Ismael Bennacer që gjenden në detyrë me kombëtaren për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Të lënduar janë Pietro Pellegri, Simon Kjaer dhe Alessandro Plizzari. /Telegrafi/