Mike Maignan nuk është i interesuar t’i bashkohet Chelseat

Chelsea është duke kërkuar një portier, mirëpo duket se nuk do të arrijë ta transferojë njërën nga shënjestrat kryesore, Mike Maignan.
Siç bën të ditur Foot Mercato, plani i Bluve për ta marrë në Stamford Bridge portierin e Milanit duket të ketë dështuar.
Francezi nuk është i interesuar të transferohet te klubi nga Liga Premier, duke qenë se ata nuk bëjnë gara në Evropë në sezonin e ri.
Maignan u ndihmoi Rossonerëve që ta fitonin titullin në sezonin 2021/2022, ndërsa në edicionin që sapo përfundoi arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Njësoj sikurse portieri, edhe Milani nuk dëshiron që ta lejojë largimin e tij, duke qenë se e konsideron ndër lojtarët kryesorë dhe tashmë e ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































