LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov në zgjedhjet e 2013-s: Ahmeti dhe Thaçi do të sigurojnë 800 vota për ne

Mijallkov në zgjedhjet e 2013-s: Ahmeti dhe Thaçi do të sigurojnë 800 vota për ne

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e sotme janë lëshuar “bomba” të padëgjuara më parë, të cilat PSP i ka propozuar si dëshmi materiale në procesin gjyqësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në një bisedë të lëshuar në seancën e sotme e cila është bërë më 29 mars të vitit 2013, dëgjohet ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov duke biseduar me Mile Janakieskin, të cilit i tregon se është marrë vesh me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin që ata t’i sigurojnë nga 400 vota për kandidatin e OBRM-PDUKM-së në Komunën Qendër.


“Nesër për çdo shtëpi duhet të ketë person që do t’i transportojë nga shtëpia. I njëjti sistem është bërë edhe me Thaçin. Ata do të njoftohen dhe do të votojnë për ne. 400 nga BDI dhe 400 nga PDSH, 800 vota”, i thotë Mijallkov Janakieskit.

Këto biseda telefonike janë bërë disa ditë para rrethit të dytë të votimeve për zgjedhjet lokale të vitit 2013./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori