LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Surface 3 pritet të prezantohet në tetor?

Microsoft Surface 3 pritet të prezantohet në tetor?

Pas lansimit të Surface Pro 3 të cilën e bëri muajin e kaluar, është e natyrshme që Microsoft të bëhet gati edhe për lansimin e modelit të ri të tabletit më të volitshëm – përkatësisht modelin Surface.

Sipas disa burimeve të informacionit tani thuhet se modeli i ri i tabletit me diagonalen e ekranit prej 10.6” do të paraqitet në treg në tetor të këtij viti.

Në fakt, thuhet se prodhimi i komponentave të tabletit do të fillojë në muajin gusht, ndërsa prodhimi masiv i tij do të vazhdojë gjatë muajit shtator të këtij viti.

Dhe përderisa Surface 2 ishte prezantuar në tetor të vitit të kaluar, mbase është e sigurtë të thuhet se edhe prezantimi i Surface 3 të bëhet në të njëjtën kohë, këtë vit.


Mësohet se Microsoft pret që Surface 3 të shitet më mirë sesa paraardhësi i tij, dhe një predispozitë e mirë për këtë gjë është suksesi i mirë i Surface Pro 3. /Telegrafi/