LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Vijojnë anketat brendapartiake për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar komune

Mickoski: Vijojnë anketat brendapartiake për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar komune

Janë duke vijuar anketat për kandidatët për kryetar komune nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në Sveti Nikollë konfirmoi se kanë filluar procedurat brendapartiake për përzgjedhjen e kandidatëve potencial për kryetar komune. Ai theksoi se dje ka ndjekur një intervistë në një nga mediat kombëtare të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.

“Mendoj se nëse vërtet besojnë se dallimi do të jetë dy e gjysmë me një, do të befasohen në mënyrë të pakëndshme për gjashtë muaj, ka komuna ku dallimi do të jetë shumë më i madh, katër me një, një nga ato komuna është edhe kjo, Sveti Nikollë. Pra, mendoj se ata që i iniciojnë ato sondazhe për kryetarin e LSDM-së nuk mendojnë mirë për të”, tha Mickoski.

Këshilla e tij për liderin e LSDM-së, Filipçe, është që të shikojë realitetin dhe, siç tha ai, “në këto gjashtë muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet lokale të konsolidohet dhe ristrukturohet, si dhe t’u kthehet nevojave reale të qytetarëve”.


“Dhe mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë për t’iu afruar raportit dy e gjysmë me një është që personalisht të dalë dhe t’u kërkojë falje qytetarëve në emër të LSDM-së, për gjithçka që ka bërë LSDM vitet e kaluara, duke shitur identitetin e saj, duke vjedhur nga qytetarët, duke poshtëruar dhe turpëruar Maqedoninë dhe veçanërisht t’i kërkojë falje popullit maqedonas për gjithçka që ka bërë në shtatë vitet e kaluara që të afrohet në atë proporcionin dy e gjysmë me një”, ka thënë Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori