LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk ka kallëzim për Merkon që emëroi për drejtoreshë një gjimnaziste

Mickoski: Nuk ka kallëzim për Merkon që emëroi për drejtoreshë një gjimnaziste

Kreu i opozitares OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka reaguar sot përmes rrjetit social “facebook”, në lidhje me akuzat që i bëhen kreut të Komunës së Koçanit.

Sipas Mickoskit, MPB-ja e Spasovskit dhe Kovaçevskit kanë zbuluar një krim “të madh”. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, sipas Mickoskit, është akuzuar se ka emëruar kandidatin e vetëm që ka aplikuar për postin e drejtorit të shkollës fillore.

“Pra nuk është tender, nuk është marrëveshje private, por vendim për të emëruar një drejtor që nuk ishte në favor të qeverisë. Meqë ra fjala, më duhet të përmend se nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj Merkos që ka emëruar drejtoreshë një gjimnaziste. Normalisht që nuk ka kallëzim penal sepse të gjelbërtit nga BDI do të inatosen me LSDM-në. Me këtë qeverisje nuk ka dimër për kriminelët. Dhe Papazov është i fortë dhe ai e di shumë mirë se sa më shumë që ata bëjnë presion, aq më shumë do të mposhten. Dhe atëherë do të ketë përgjegjësi reale për krimet e vërteta”, shkruan Mickoski.


Ndryshe, sot PTHP Koçani parashtroi kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Koçanit për keqpërdorim të pozitës zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori