LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Deklarata e Xhaferit konfirmoi se nuk ka shumicë parlamentare për ndryshime kushtetuese

Mickoski: Deklarata e Xhaferit konfirmoi se nuk ka shumicë parlamentare për ndryshime kushtetuese

“Deklarata e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se do ta anulojë seancën, nëse nuk i ka 80 vota për ndryshime kushtetuese konfirmon se nuk ka shumicë prej dy të tretash, gjegjësisht 80 deputetë për sjelljen e tyre”. Këtë e tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës së sotme në Vevçan, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai potencoi se zgjidhja e vetme, për siç tha, daljes nga agonia, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ajo që është e rëndësishme të konkludohet nga deklarata e Talat Xhaferit është se ata nuk i kanë pasur 80 deputetë, pra nuk kanë dy të tretat në Kuvendin e Maqedonisë, i cili do të mbështesë diktatin bullgar. Dhe ne kemi folur për këtë për më shumë se një vit. Në vend që ta shpërndajnë Kuvendin, në vend që të 120 deputetët të votojnë për shpërndarje dhe të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë, ata e vazhdojnë agoninë e qytetarëve në Maqedoni. Pse? Sepse në kryesinë e LSDM-së dhe BDI-së kanë frikë se me realitetin e ri politik do t’i humbasin pozitat e tyre në skenën politike, e disa prej tyre edhe brenda partisë, si dhe privilegjet dhe mundësinë për të vjedhur nga populli, me tenderë të manipuluar, në heshtje, po luftojnë të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.


Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë deklaratën për Ilindenin të cilën LSDM-ja e shtroi sot në Kuvend, ai potencoi se fillimisht duhet ta shohin dhe nëse nuk ka asgjë kontestuese do ta mbështesin.

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori