LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Asnjë deputet nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Asnjë deputet nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit mbetet në qëndrimin e përbashkët dhe parimor se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar, thotë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin. Asnjë deputet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk do të votojë dhe kjo u pa në seancën e 18 gushtit, kur 44 deputetë votuan kundër rendit të ditës. Kjo tregon qartë se nuk kanë një shumicë prej dy të tretash, sepse po të ishin të sigurt se do të kishin qoftë edhe një, do të kishin shkuar deri në fund të asaj seance parlamentare, mendoj se do të kishte dështuar dhe pas kësaj do të kishin kërkuar dorëheqjen e Hristijan Mickoski. Problem është edhe Mickoski, sepse nuk negocion me kriminelë politikë dhe klane të ndryshme, as për amnisti politike, as për krime politike, as për tenderë sepse kemi qëndrim parimor”, theksoi Mickoski për “Alsat”.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë pjesa më poshtëruese për vendin dhe prandaj nuk i mbështesin.


“Mendoj se me faktin që nuk i votojmë ato ndryshime kushtetuese, mendojmë mirë për Maqedoninë, sepse nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë do të ishte keq për Maqedoninë, sepse i dëgjoni mesazhet që vijnë nga Sofja, madje edhe nga sot. Komisioneri i sapozgjedhur evropian, i cili qartë tha se cilat janë obligimet e Maqedonisë që përmbajnë protokollet. Dhe, protokollet përmbajnë obligime serioze që kanë një qëllim të qartë, që është asimilimi i popullit maqedonas”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori