LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti paralajmëron fillimin e një ere të re për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoni

Mexhiti paralajmëron fillimin e një ere të re për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përdorimin e ilaçit Trikafta për trajtimin e pacientëve me fibrozën cistike.

Në një ngjarje të veçantë të mbajtur të premten, dy pacientë me fibrozë cistike janë trajtuar me sukses me ilaçin Trikafta në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjendja shëndetësore e tyre aktualisht është e stabilizuar, duke sjellë një shërim të dukshëm, transmeton Telegrafi.


Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor për pacientët me fibrozë cistike në vendin tonë. Pas suksesit të paraqitur nga dy pacientët e parë, pritet që gjatë ditës së nesërme të përfshihen edhe dy persona të tjerë në trajtimin me Trikafta. Kjo do të jetë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së pacientëve me këtë sëmundje.

Nga Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se, me hyrjen në vitin e ri, pacientët me fibrozë cistike mund të presin një cilësi më të mirë të jetesës së tyre, duke përdorur ilaçin Trikafta në terapinë e tyre. Gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe për mbështetje të plotë nga shoqëria në këtë përpjekje të rëndësishme për shërim.

Në periudhën në vijim, pritet që numri i pacientëve të rritet gradualisht, duke i ofruar këtë trajtim inovativ dhe shpëtimtar për më shumë individë me fibrozë cistike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori