LAJMI I FUNDIT:

Messi ka një truprojë speciale te Inter Miami, ai e ndjek edhe në fushë gjatë ndeshjeve

Messi ka një truprojë speciale te Inter Miami, ai e ndjek edhe në fushë gjatë ndeshjeve

Ardhja e Lionel Messit në ligën MLS në radhët e Inter Miamit shkaktoi një furi të vërtetë te tifozëve atje dhe klubi amerikan nuk dëshiron t’i lërë asgjë fatit, duke ia caktuar një truproje speciale yllit argjentinas.

Kur erdhi për herë të parë mund të ishte deri diku i qetë, por pasi shënoi nëntë gola në gjashtë ndeshje, euforia u shtua dhe ai është vazhdimisht objektiv i tifozëve.

Për shkak të kësaj, Inter Miami i caktoi atij një truproje speciale që e ndjek nga afër Messin.


Ai thjesht nuk ndahet nga Leo, madje e ndjek edhe në ndeshje, afër fushës, siç e tregon edhe videoja e publikuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, një nga tifozët vrapoi në fushë dhe u përpoq të arrinte Messin, por sigurisht që ai nuk kishte asnjë shans pranë njeriut që u bë hija e tij.

E thënë thjesht, të gjithë ata që mendojnë të afrohen me lojtarin ndoshta më të mirë të të gjitha kohërave – nuk kanë asnjë shans.

Messi ka shkëlqyer që kur erdhi në Inter Miami, në klubin e ri të themeluar në vitin 2018.

Ai e çoi në finalen e tij të parë dhe të shtunën do të ketë një përplasje me Nashville në finalen e Kupës së Ligës, në të cilën argjentinasi mund të shkruajë sërish histori.

Magjistari argjentinas i futbollit nuk njeh kufij, ndaj të shtunën do të ketë shansin të barazojë brazilianin Dani Alves, i cili aktualisht ka më së shumti trofe në historinë e futbollit, gjithsej 44. Messi deri më tani ka fituar 43 trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori