LAJMI I FUNDIT:

Messi arrin shifrën e 800 golave si profesionist

Messi arrin shifrën e 800 golave si profesionist

Lionel Messi ka arritur shifrën magjike të 800 golave në karrierën e tij si profesionist.

Kampioni në fuqi i Botës, Argjentina ka marrë një fitore 2-0 ndaj Panamasë para adhuruesve të vet dhe Messi nuk do ta harrojë kurrë këtë ndeshje.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur gjeniu argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për ta vulosur fitoren e Kombëtares argjentinase.


Me golin ndaj Panamasë, Messi ka arritur në kuotën e 800 golave në karrierën e tij si profesionist, ku ka realizuar me Barcelonën, Paris Saint Germain dhe Kombëtaren e Argjentinës.

35-vjeçari shifrën e 800 golave e ka arritur në 1017 ndeshje zyrtare me Barcelonën, PSG dhe Argjentinën.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 672 gola në ndeshje zyrtar me Barcelonën, 29 gola me Paris Saint Germain dhe 99 gola me Kombëtaren e Argjentinës.

Ylli argjentinas tani mbetet 30 gola mbrapa Cristiano Ronaldos i cili ka shënuar 830 gola deri më tani në karrierën e tij, por që është tre vite më i vjetër se Messi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

La Liga
Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Premier League
Kalo në kategori