LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data e debutimit të Ibrahimovicit me Milanin

Mësohet data e debutimit të Ibrahimovicit me Milanin
Zlatan Ibrahimovic (Foto: AC Milan/Twitter)

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic pritet të debutojë në fillim të janarit me klubin e ri, Milanin.

Ibrahimovic e mbylli aventurën e tij në MLS te LA Galaxy duke mos vazhduar kontratën dhe duke mbetur si lojtar i lirë.

Pas shumë thashethemeve për të ardhmen, mbrëmë (e premte) u konfirmuar marrëveshja mes suedezit dhe ish-klubit të tij italian, Milanit.


Milani ngacmon tifozët për ardhjen e Zlatan Ibrahimovic me një video interesante
Lexo po ashtu Milani ngacmon tifozët për ardhjen e Zlatan Ibrahimovic me një video interesante

Afrimi i tij si përforcim i janarit u prit shumë mirë nga tifozët Rossonerë, të cilët tani mezi presin ta shohin në fushë me fanellën kuqezi.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic pritet të debutojë me 6 janar me fanellën e kubit nga San Siro.

Tri formacionet e mundshme të Milanit me Ibrahimovicin në sulm
Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Milanit me Ibrahimovicin në sulm

Në këtë datë, Milani do të luajë në shtëpi ndaj Sampdorias takimin e vlefshëm për javën e 18-të në Serie A.

38-vjeçari luajti për herën e parë te Milani nga viti 2010-2012, ku nga 85 ndeshje shënoi 56 gola dhe fitoi Scudetton gjatë sezonit 2010-2011 dhe Supekupën e Italisë më 2011. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori