Meshkujt tradhtarë: Vazhdojnë t’i dashurojnë bashkëshortet e veta, por kërkojnë diçka më shumë

Meshkujt kërkojnë romantikë jashtë martese, ndërkaq problemet shëndetësore të partnereve shpesh i interpretojnë si leje për afera, konstaton autorja kontroverse Helen Croydon.
Për të grumbulluar informacione të bollshme, Helen ka biseduar me qindra femra dhe meshkuj pastaj (e maskuar) ka kaluar kohën në portalin për burrat tradhtarë Maritalaffair.co.uk.
Arsyeja kryesore e tradhtisë është, madje edhe e pritur, pakënaqësia seksuale e kushtëzuar me mungesën e joshjes pastaj edhe me kalimin në seksin rutinë.
Për t’iu shmangur situatës së tillë, Helen këshillon femrat që të ndajnë kohë për seks, sepse, sa më shumë të përjetojnë orgazma, aq më mirë do të jetë për to. Ja edhe çka tjetër këshillon:
1. Mosplotësimi i nevojave të burrave
Ky është një problemi i shpeshtë midis baballarëve të rinj dhe partnerëve të femrave të punësuara. Ato “gropa” përpiqen t’i plotësojnë me diçka të re, shpeshherë jashtë familjes.
Ç’duhet bërë: Në lidhje do të duhej të ndiheshim të dashuruar dhe plot forcë. Nëse nuk është kështu, më mirë është të rrimë vetëm. Prandaj, përpiquni që partneri të ndihet mirë. Pushoni të mbani shënime se kush çka ka bërë, sepse në shtigje të gjata kjo nuk ka rëndësi. Çdo ditë ndani një kohë të caktuar për bisedë të përbashkët. Mjaftojnë edhe 15 minuta gjatë darkës.
2. Ju dashuron, mirëpo janë shkaktuar tensione
Jam befasuar se sa meshkuj më kanë thënë që i dashurojnë gratë e tyre dhe as që mendojnë për divorc, mirëpo dëshirojnë diçka plotësuese. Jo patjetër seks, mund të mjaftojnë darkat dhe shoqërimet.
Ç’duhet bërë: Ç’duhet bërë: Afërsia e tepruar dhe familjariteti mund të vrasin epshin në bashkëshortësi, andaj provoni maksimalisht të ruani lidhjen nga realiteti i trishtueshëm.
3. Problemet shëndetësore të partnerit
Kur problemet shëndetësore e përfshijnë njërin ndër partnerët, tjetri di të shkojë në përqafim të huaj. Shumica e çifteve në raste të tilla partneri kërkon t’i plotësojë nevojat e veta seksuale jashtë lidhjes.
Ç’duhet bërë: Zgjidhja është – pajtimi. Nëse ju mendoni që me seks nuk e tradhtoni emocionalisht partnerin, partneri atë mbase nuk e shikon në atë mënyrë. Nuk ka asgjë të keqe në lidhjet e hapura, mirëpo duhet të përballen të gjithë njësoj me këtë.
4. Sindroma “vetëm edhe një herë”
Sindroma shumë e shpeshtë te çiftet para martese që gabimisht besojnë që ajo aventurë e vetme dhe kujtimi për të do të jenë të mjaftueshme të bëhen të mirë në martesë.
Ç’duhet bërë: Nëse dyshoni që partneri do të mund të kërkonte atë “herë të fundit para martese”, përpiquni të shpërtheni apetitin e tij seksual, assesi mos provoni ta shuani. Detyrojeni t’ju flasë për fantazitë e tij seksuale dhe përpiquni t’i realizoni bashkërisht.
5. Oportunizmi
Mashkulli apo femra shkojnë jashtë qytetit për pak ditë, andaj mendojnë se askush nuk do të mësojë për aventurën në shtratin e huaj. Sipas përvojës sime, personat të cilët e bëjnë atë gjë larg nga partneri, e kanë bërë atë edhe më parë apo kanë menduar për të bërë atë.
Ç’duhet bërë: Më mirë është të thuhet çka nuk duhet të bëhet. Mos e kontrolloni, mos hulumtoni emialin apo celularin, mos përgjoni bisedat telefonike. Kontrolli i tepërt vetëm do ta largojnë personin nga ju. Mbrojtja më e mirë nga tradhtia është respektimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë