Mesfushori i Spanjës, Canales: Duhet të jemi të përgatitur, kundër Kosovës me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë

Mesfushori spanjoll Sergio Canales, ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me përzgjedhësin Luis Enrique.
Ai foli për ndeshjen me Kosovën, duke thënë se në futbollin e sotëm nuk është e lehtë të fitosh ndaj asnjë kundërshtari.
"Në ditët e sotme është e vështirë të mposhtësh ndonjë rival. Jo vetëm ne, por edhe ekipet e tjera të shkëlqyera. Ne duhet të jemi të përgatitur për cilëndo skuadër me të cilën përballemi. Nëse ata mbyllen pas esh, është e vështirë për ne të krijojmë shanse”.
" Unë e shoh grupin me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë dhe kjo më jep besim përballë Kosovës", ka thënë mesfushori i Real Betis.
Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet në Sevilla nga ora 20:45. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































