Tingujt, gjestet, tekat. Një ekip studiuesish anglezë, zbulon mënyrat e interpretimit për të hyrë në kontakt me të vegjlit e sëmurë. Me dialog, sindroma mund edhe të pësojë regres
Qëndron në heshtje, në errësirë, i vështirë për t’u kuptuar. Por gjithsesi një gjuhë te fëmijët me autizëm ekziston. Një grup studiuesish britanikë, kanë treguar se duke u ulur në krah të prindërve dhe duke i mësuar me durim për të interpretuar, disa nga simptomat e sindromës mund të ridimensonohen.
“Nuk bëhet fjalë për një kurë”, – thotë Jonathan Green, neuropsikiatër për fëmijë në Universitetin e Manchesterit dhe koordinator i projektit “Pact”, (“Preschool Autism Communication Trial”), rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “The Lancet”.
Kërkuesit kanë marrë 152 fëmijë mes 2 dhe 4 vjeç dhe i kanë ndjekur ata për një vit, duke filmuar ndërveprimet e tyre dhe pastaj duke iu nënshtruar një serie ushtrimesh. Çdo gjest, çdo tingull dhe çdo “sinjal” i fëmijës është analizuar.
Gjuha e kriptuar, shpesh në familje kalonte pa u vëzhguar, për shkak të ankthit dhe nevojës se duhej të përballej me të qarat e fëmijës apo me një krizë zemërimi të papritur, me studiuesit që analizonin dhe përpiqeshin të kuptonin gjithçka.
Prindërit kanë ndjekur 12 sesione në spitale gjatë 6 muajve, të ndjekura nga 6 muaj të tjerë “Feedback” përmes uebit me terapistët. Detyra e tyre, sapo ktheheshin në shtëpi, ishte të kalonin të paktën gjysmë ore në ditë duke vëzhguar me kujdes fëmijën, duke luajtur me të dhe duke provuar të interpretojë gjuhën. Fëmijët janë vlerësuar me pikë për të matur shkallën e sëmundjes së autizmit.
Testi është kryer në fund të vitit dhe pastaj, në mënyrë periodike, për 6 vjet të tjerë. Në këtë periudhë kohore, janë konfirmuar përmirësime në marrëdhëniet sociale dhe në tendencën për të adoptuar sjellje përsëritëse. Rezultati relativ i simptomave është reduktuar me 17%. Indeksi i sëmundjes së autizmit ka kaluar mesatarisht nga 7.9 në 7.3.
Mes fëmijëve të nënshtruar këtij programi, pas gjashtë viteve nën vëzhgim, 46% është klasifikuar si e shkallës më të rëndë. Në grupin e kontrollit, rastet më të rënda ishin 63%, në krahasim me 50% të fillimit.
Ndërkohë ka qenë e pamundur përllogaritja e të folurit dhe e ankthit. Me kalimin e kohës përfitimet kanë rënë. Por sfida e hulumtimit mbi autizmin në të gjithë botën, është pikërisht ajo për të parashikuar sa më shpejt diagnozën në mënyrë që të ndërhyhet kur truri është akoma plastik.
“Avantazhi i këtij testi, – shpjegon Green, – në krahasim me një ndërhyrje direkt tek fëmija është që rezultatet të ndihen në jetën e përditshme dhe në brendësi të kontestit familjar”.
Për çdo fëmijë, gjatë vitit të testit, kërkohet të zhvillohet një fjalor i personalizuar. “Prindërit kanë një dëshirë të madhe për të ndihmuar fëmijët e tyre, – shton Green, – por shpesh dorëzohen në mes të rrugës. Ndiejnë që cilësia e tyre si baba dhe nënë, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar situatën”.
Vetë programi, me disa përshtatje kulturore, është aplikuar në disa familje në Indi dhe Pakistan. Për të zbuluar gjurmët e para të autizimit te fëmijët shumë të vegjël, metoda është përdorur në fund të vitit të parë të jetës edhe te vëllezërit më të vegjël të fëmijëve të prekur nga kjo simptomë. Në autizëm, sipas studiuesve ekziston një përbërës i qartë gjenetik. Gjatë viteve, janë individualizuar fragmente të ndryshme të ADN-së që luajnë një rol në sëmundje.
Por asnjë nga këto gjene nuk është zbuluar vendimtar për të zhvilluar shqetësimin (dhe për të provuar vendosjen e përcaktimit të një kure). Diagnoza ditët e sotme bëhet duke vëzhguar ç’rregullimet në të folur dhe aspektin e socializimit. Shenja që nuk shfaqen në mënyrë të qartë para moshës 3-4 vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit