Këto dy javët e fundit qenë shumë më tepër se javë vendimtare për një kancelare. Ato ishin një luftë e egër për drejtimin parimor të politikës evropiane ndaj refugjatëve. Dhe atë e fituan ato forca, të cilat janë fokusuar te izolimi. Ata politikanë që në të ardhmen duan t’i pengojnë njerëzit që të mos nisen fare në rrugën me rrezik jete përmes Mesdheut. Me mbrojtje të përforcuar kufiri, por edhe me kampe në Afrikën e Veriut. Atje duhet të presin në të ardhmen refugjatët, derisa të jetë bërë e qartë, nëse i do ata Evropa. Ose sepse kanë të drejtë të marrin azil – ose sepse ka nevojë për fuqinë e tyre punëtore. Edhe brenda Evropës do të qeveriset në të ardhmen me dorë shumë më të fortë, teorikisht refugjatët do të dërgohen pa humbur kohë në qendra ose në kampe, rastet do të përpunohen shpejt dhe vizitorët e padëshiruar do të kthehen po kaq pa humbur kohë andej nga kanë ardhur.
Plane të mëdha, për të cilat ra dakord Angela Merkel së bashku me kolegët e saj evropianë javën e kaluar dhe me të cilat ajo i jep përgjigje negative politikës së saj të deritashme të kufijve të hapur. Plane, të cilat në fund e bënë të ndryshojë qëndrimin ministrin e saj të Brendshëm Horst Seehofer dhe që i japin fund teatrit të trishtuar të nivelit të ulët gjerman të ditëve të fundit – duke e ruajtur në këtë mënyrë hë për hë nga shpërbërja qeverinë gjermane të koalicionit.
Ky është lajmi i mirë. Jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën. Sepse që ekonomia më e madhe kombëtare e Evropës të përfshihet nga krizat e njëpasnjëshme me fund të hapur, për këtë kanë interes janë jo vetëm demagogët populistë. Tepër e rëndësishme është fuqia stabilizuese e Gjermanisë. Kjo është njëra nga arsyet pse arriti kaq shpejt Merkeli të organizojë kaq shpejt një takim evropian të nivelit të lartë, në të cilin u ra dakord për parimet bazë të kësaj politike të re evropiane të migrimit dhe azilimit. Evropa e di se çfarë rëndësie ka për të në këto kohë Angela Merkeli.
Me këtë vërtet që mori fund kriza akute. Por një përgjigje e vërtetë për sfidat nuk është gjetur – për këtë nuk duhet ta gënjejë veten askush. Sepse në cilat shtetet të Afrikës së Veriut do të ndërtohen kampet e kapjes së refugjatëve? Reagimet e deritashme në masën më të madhe janë refuzuese. Dhe me cilat shtete lejohet të hysh fare në biznes, po të duash t’i ruash qoftë edhe minimalisht të drejtat e njeriut? Dhe kush duhet t’i ushqejë refugjatët, po të pengohen që të vazhdojnë rrugën? Pamjet më të fundit nga Algjeria tregojnë atë që mund të ndodhë: mijëra vetë u dërguan me plotë kuptimin e fjalës në shkretëtirë, midis tyre fëmijë dhe gra shtatzëna, të cilët në temperatura gati 50 gradë celsius në hije vdiqën në mënyrë të mjerueshme nga etja dhe nga uria. Që tani, një shtet si Libani ka pranuar më shumë refugjatë se e gjithë Evropa. Edhe kjo bën pjesë në të realitetin e politikës evropiane të izolimit.
Edhe brenda Evropës për momentin ka më shumë pyetje se përgjigje. Edhe këtu është e paqartë se në cilin vend do të ndërtohen kampet. Se cilat qeveri do të jenë në fund vërtet të gatshme që ta lehtësojnë Italinë dhe Greqinë, ato vende me kufijtë më të gjatë të jashtëm dhe përkatësisht me numrin më të madh të refugjatëve. Ky dakordim i shpejtë midis dy partive unioniste ishte i mundur vetëm se e gjitha mbeti e turbullt. E vetmja gjë që do të mund të zbatohet shpejt do të jetë forcimi i mbrojtjes së kufirit – po vijnë kohë me leverdi për Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes së Kufirit dhe të Bregdetit, Frontex dhe për firmat, që ndërtojnë gardhe.
Që prej tri vjetësh Angela Merkeli lufton për një politikë humane ndaj refugjatëve. Në rrugë e sipër ajo ka bërë edhe gabime. Komunikimi shpesh kaq qenë i keq, ka pasur difekte teknike. Por tani atmosfera në vendin e saj, peizazhi i ri politik partiak, raportet në Evropë, jo së fundi partneri në qeveri CSU i imponuan asaj një politikë të një ashpërsie të re.
Bindja e saj e thellë dhe po kaq e thjeshtë, se njerëzve në nevojë u duhet ndihmuar, nuk duhet të ketë ndryshuar gjë. Tani do të varet edhe më shumë prej saj që të mos ndërtohen vetëm gardhe, por që të punohet me intensitet të madh për ligje imigrimi të hartuara si duhet, që të nisen partneritete të reja me Afrikën dhe që të mbështeten më qartë se deri tani ato forca, që luftojnë që njerëzit të mund të rrinë në shtëpitë e tyre.
Gardhet dhe postat kufitare mund t’i mbrojnë për momentin qeveritë evropiane. Zgjidhje e përhershme ato nuk janë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime