Menaxhoni puntorët në çdo hap e në çdo kohë me HR Bee

Është në nevojën e secilës ndërmarrje që të ketë menaxhim sa më efikas dhe të lehtë të punonjësve.
Punonjësit nuk janë vetëm punonjës, burimet njerëzore “janë asete” të funksionimit optimal të secilës ndërmarrje.
Efikasiteti i burimeve njerëzore të një ndërmarrje varet nga mënyra si punonjësit menaxhohen, kryesisht nga hierarkia e lartë e organizatës.
Për të optimizuar efikasitetin dhe gjithçka rreth puntorëve, së fundmi është lansuar platforma më e re për këtë qëllim, HR Bee.
Çka është HR Bee?
HR Bee është platformë e menaxhimit të burimeve njerëzore, e para e këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Platforma HR Bee është platformë “cloud based” që ua mudnëson kompanive qasjen në çdo vend dhe në çdo kohë për të menaxhuar me punonjësit apo departamentin e burimeve njerëzore.
Aktualisht kjo platformë është e funksionalizuar për Kosovë dhe Shqipëri dhe se po punohet që shumë shpejt kjo platformë të lansohet edhe për Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë e Kroaci.
Shërbimet e HR Bee
HR Bee ofron disa shërbime për bizneset dhe institucionet e ndryshme.
Moduli Feeds Moduli Feeds mundëson lehtësimine komunikimit ndërmjet stafit. Dihet se komunikimi jo i mirëfilltë paraqet një prej problemeve esenciale në funksionimin e organizatave. Ky modul mundëson komunikimin e informatave brenda kompanisë, mes punonjësve në kohë reale.

























































