Gjatë afati kalimtar të janarit, emri i Vedat Muriqit, lidhej shpesh me klubet gjigante të Evropës.

Kjo ka bërë shumë media të shkruajnë që pas ofertave, ai është dyzuar dhe nuk po mendon shumë për Fenerbahcen.


Menaxheri i tij, Haluk Canatar, ka bërë një deklaratë për lojtari, duke i hedhur poshtë këto pretendime që lidheshin edhe me mos shënimin e golave së fundmi.    Ai e ka ndarë mesazhin në rrjetet sociale.

vedat muriqi fenerbahce v besiktas 12222019 18v02nr6nz2fa1a4mw0spqfco0

"Lidhur me Vedat Muriqin, futbollistin profesionist që unë përfaqësoj. Lajmet janë plotësisht të pabazuar që për shkak të ofertave të ardhura së fundmi ai është në dy mendje”.

“Ai është jashtëzakonisht i lumtur që luan në klubin e tij dhe dëshiron që të arrijë sukses në kampionat dhe për të arritur suksese të reja në sezonin e ardhshëm dhe të jetë në gjendje të luftojë në Ligën e Kampionëve. Ai nuk ka asnjë dyshim”, ka shkruar agjenti.

muriqi

Sipas pretendimeve të mediave, thuhej se arsyeja e rënies së Vedat Muriqit dhe mos shënimi i golave ​​ishte nga stresi dhe që klubet si Leicester, Brighton, Monaco dhe Frankfurt i kanë bërë oferta zyrtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app