Mehaj viziton familjarët e viktimave të tragjedisë në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qëndruar sot për një vizitë te familjarët që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë e autobusit në Struma të Bullgarisë.
“Sot isha pranë vëllezërve tanë, familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi në Bullgari".
"Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre. Të kemi gjithmonë mëshirën e Zotit të Madhërishëm e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, shkruan Mehaj në Facebook.
Ndryshe, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një autobus që po kthehej nga Bullgaria për në Maqedoninë Veriore, kanë humbur jetën 45 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































