LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Letonia do të jetë partner yni serioz në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Mehaj: Letonia do të jetë partner yni serioz në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministria e Mbrojtjes, Armend Mehaj, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, bashkë me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, kanë takuar këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Letonisë, Janis Kazocins.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ndër temat e shumta të diskutuara, fokusi i takimit ishte interesimi i dyanëshëm ishte për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, qëllimi kryesor ky edhe i vizitës së tij të radhës në Republikën e Letonisë.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj:


“Letonia do të jetë partner yni serioz në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Para vizitës zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, bashkë me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe

Diaspores, znj. Donika Gervalla-Schwarz, takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Letonisë, z. Janis Kazocins.

Ndër temat e shumta të diskutuara, fokusi i takimit ishte interesimi i dyanëshëm ishte për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, qëllimi kryesor ky edhe i vizites sime të radhës në Republikën e Letonisë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/