Një megaoperacion antidrogë është duke zhvilluar në mbarë vendin dhe deri më tani sipas burime të Euronews Albania, janë arrestuar dhjetëra persona.
Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë forcat speciale RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH dhe qindra punonjës policie.
Në vazhdim pritet edhe njoftimi i policisë me më shumë detaje rreth operacionit. /Telegrafi/