Në javën e tetë të Superligës turke, në ndeshjen Denizlispor - Fenerbahce, ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ai që e caktoi fituesin.  

Paraqitjet e tij me Rizespor sezonin e kaluar bën që Muric të tërheq vëmendjen e shumë klubeve me zë.


Futbollisti 25-vjeçar vendosi për Fenerbahcen, një klub që e donte nga fëmijëria.

73098129 2709316035793557 3438618763560222720 n

Fenerbahce, në tetë ndeshjet e para ka marr katër fitore, me Vedat Muriqin që ka shënuar në secilin prej këtyre ndeshjeve.

Kur Muriqi nuk shënon, nuk ka fitore për klubin e tij.

Muriqi mund t’i barazojë shpejtë golat e sulmeve të vitit të shkuar

Në sezonin e shkuar, në sulm te Fenerbahce ishin Islam Slimani, Roberto Soldado dhe Michael Frey.

Fenerbahce dështoi totalisht me këtë treshe.

71170741 2654439094614585 3433290074945486848 o

Islam Slimani shëoi vetëm një herë, ndërsa Michael Frey qëlloi rrjetën tri herë.

Vedat Muric tashmë ka shënuar katër gola këtë sezon, sa të dy bashkë.

74667944 2718279298230564 620969283643506688 n

Roberto Soldado e pat mbyllur sezonin me 6 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app