Shqipëria është një prej debutueseve në Euro 2016 dhe një prej skuadrave më pak të kuotuara, por në Francë, kuqezinjtë do ta shesin shtrenjtë “lëkurën”. Ky është edhe opinioni i prestigjiozes ESPN, që theksonte se pavarësisht koeficientit 500 që Kombëtarja ka për ta fituar turneun dhe gjasat që kjo të ndodhë janë minimale, e sigurt është që përpara se vera të përfundojë, Shqipëria mund të shkaktojë një, apo edhe dy surpriza.
Me gjithë golin e pësuar pas vetëm 56 sekondave lojë në miqësoren ndaj Katarit, Sipas ESPN skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi ka potencialin që të tronditë evenimentin më të rëndësishëm evropian, transmeton SuperSport. Një përfundim logjik, pas surprizave që Shqipëria ka shkaktuar në rrugën e saj drejt Euro 2016. Nga fitorja e vitit 2014 në Portugali, për të vazhduar me Francën në vitin 2015. Vendi i dytë në Grupin I kualifikues dhe bileta direkte për në turneun në Francë ishin rezultat i një ecurie fantastike.
LEXONI PO ASHTU: Planet e De Biasit për ndeshjen kundër Ukrainës (Video)
Me paraqitje të tilla, nuk duket e pamundur që në finalet e turneut kuqezinjtë të regjistrojnë një fitore, e cila mund ti ndihmonte të kualifikoheshin nga faza e grupeve. Përveç lojës fizike dhe mbrojtjes së fort, ESPN e vlerëson Kombëtaren edhe për aspektin psikologjik. Një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Ashtu si në miqësoren me Gjeorgjinë kur në tre minutat e fundit të lojës ishte në disavantazhin e dy golave dhe arriti të barazonte 2-2, apo në testin e muajit Mars, ku edhe pse Austria kryesonte 2-0 pas 13 minutave lojë, Shqipëria mbeti e përqendruar dhe rihapi ndeshjen.
Përkundër problemit të golave të shpejtë të pësuar, Shqipëria nuk mund të quhet jashtë garës. Duke u kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian, kuqezinjtë mahnitën botën. Dhe askush nuk ka guximin të marrë përsipër rrezikun që të mendojë se të besuarit e De Biasit do të thyhen lehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë