LAJMI I FUNDIT:

MD: Vijojnë konsultimet intenzive për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

MD: Vijojnë konsultimet intenzive për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

Nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht zëvendësministres së Drejtësisë, Dr. Nita Shala, njëherit Koordinatore Kundër Dhunës në Familje, po vijon puna drejt hartimit të Strategjisë për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Planit të Veprimit 2022-2026.

Sipas njoftimit të MD-së, në kuadër të këtij angazhimi, po realizohen takime dy palëshe me anëtarë të organizatave të shoqërive civile, drejtuese të strehimoreve në gjithë Republikën,

“Oficerë policie nga gjithë stacionet policore në vend, të gjithë mbrojtësit e viktimave; të gjithë prokurorët e caktuar që punojnë në raste të dhunës në familje, dhe përfaqësues të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend”, thuhet në njoftim.


Tutje theksohet se gjithashtu do të zhvillohet takim konsultativ me përfaqësues të organziatave ndërkombëtare e ambasadave të vendeve partnere.

“Strategjia është mundësi e artë për të evidentuar aktivitete konkrete në zgjidhje të sfidave të evidentuara nga praktika dhe në parandalim e adresim efikas të dhunës në familje”- shprehet Koordinatorja në takime.

“Takimet të rregullta do të ketë përgjatë ditëve në vijim deri në finalizimin e plotë të një drafti ambicioz, me shumë potencial dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori